Flash

Lubonja: Si po tentohet kapja e Presidencës nga Qeveria

Lapsi.al 5 March 2020
Lubonja: Si po tentohet kapja e Presidencës nga Qeveria

Analisti Fatos Lubonja foli për paketën Anti-KÇK, e cila u miratua sot në Kuvend duke u shprehur se në demokraci besimi nuk është tek politika, por tek ndarja e institucioneve. I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Lubonja tha se nën drejtimin e kësaj mazhorancë ka një avancim të kapjes së pushteteve, ndërsa theksoi se po tentohet që të kapet dhe Presidenca.

“Nuk e shoh të ndarë këtë akt normativ, nga një seri zgjedhjesh dhe zgjidhjesh që ka bërë kjo mazhorancë gjatë kësaj periudhe, që për mua janë shqetësuese, pasi janë shkelje kushtetuese.

Disa nga ato i ka numëruar presidenti. Kapja e Gjykatës Kushtetuese me prova, ligji i betimit. Mund të flas edhe për ligjin për teatrin. Kemi një avancim galopant drejt kapjes së pushteteve.

Unë mendoj se në demokraci besimi nuk është tek politika, po tek ndarja e pushteteve. Ka një mazhorancë, një drejtësi më vete, një media më vete, që bëjnë “check & balance”. Këtu ka humbur kjo.

I fundit institucion që po kapet është presidenti. Rastet janë të shumta. Ata thanë se kanë marrë ekspertë dhe numëruan disa institucione shqiptare: Komiteti i Helsinkit, ai i Magjistraturës dhe dëgjoj Presidentin që të gjithë këto ekspertë, që referohen sikur i kanë konsultuar, më dalin se i kanë çuar letrat dhe thonë: ‘Jo’.

Për t’u përgatitur në këtë bisedë hyrja dhe pash që Komiteti i Helsinkit, e cila ka qenë e drejtuar deri vonë nga zonja Hysi, nënkryetare e Kuvendit, të cilët kur kanë qenë në opozitë e kanë kundërshtuar një ligj të tillë, ligjin Antimafia.

Ky komiteti i Helsinkit dhe 20 të tjerë, kanë dhënë mendim dhe i kanë dërguar një memorie Parlamentit që mos të votohet ky ligj që u votua sot. Ajo që është shqetësuese është fakti se dëgjoj kryeministrin i cili thotë se; “të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë sot janë të lidhur me krimin. A mos jeni ju të lidhur me krimin? Duhet të ruajmë një balancë. Të gjithë të lidhur me krimin? ! Avash një cikë!” - tha Lubonja.

Të këshilluara

Negociatat/ Kushte të tjera për Shqipërinë?

Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po pret në fund të marsit një ‘po’ për çeljen e negociatave, ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen, thotë këshil...

18:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI