Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Fury kampion bote për herë të dytë: Wilder masakrohet në 7 raunde

Lapsi.al 23 February 2020
Video/ Fury kampion bote për herë të dytë: Wilder masakrohet

Tyson Fury kthehet në fronin e peshave të rënda, duke fituar gjerdanin e WBC dhe e bën në mënyrën më prepotente të mundshme. Britaniku nuk u mjaftua të dominonte Deontay Wilder nga ana teknike, por e shkatërroi duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Një KO teknik në raundin e 7, me ish-kampionin që mbeti i kthjellët por goditjet e shumta që kishte marrë e ndalonin të merrte masat, përvec se të lidhej vazhdimisht me britanikun. Një leksion i fortë që ndryshon hierarkitë në majat e peshave të rënda dhe e vendos Fury në rolin e njeriut për tu mundur.

Pas këtij afirmimi kundër një kundërshtari që nuk ishte rrëzuar kurrë më parë në tapet në karrierë, Gypsy King kërkon tashmë atë që i përket me të drejtë, një fron të vërtetë. Britaniku zbriti i pari në ring, por studioi në batutat e para, ndërsa Wilder nuk gjeti kurrë fytyrën që kërkonte me goditjet e tij.

Në raundin e tretë nisi të bëhej diferenca, me Fury në qendër të ringut, por shumë më agresiv se në fillim. Wilder u mundua ti besonte goditjeve në distancë, por kombinimet e Fury dhanë efektin e ngatërrimit të ideve të amerikanit: me Wilder që përfundoi në tapet me një goditje të dyfishtë që ekzaltoi publikun. Pjesa tjetër e ndeshjes është një gjueti e vazhdueshme e Fury ndaj Wilder me kampionin e botës që merr goditje nga të gjitha anët, deri kur e majta e britanikut e flak edhe njëherë në tapet, edhe pse Wilder arrin të shkojë në gong.

Goditjet e Fury nisën të ndihen shumë dhe amerikani vetëm mrekullisht arrin të shkojë në raundin e shtatë ku i futur në kënd nga Fury dorëzohet pas ndërhyrjes së arbitrit. Gypsy King kthehet në majën e boksit profesionist, duke shijuar ndjesinë e kampionit të botës. E të mendosh që dy vjet më parë dukej një boksier i mbaruar.

https://www.youtube.com/watch?v=-DEZZpQ6Sd8

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI