Flash

Misteri/ Ljajic me temperaturë të lartë: Besiktas mohon infektimin me koronavirus

Lapsi.al 22 February 2020
Misteri/ Ljajic me temperaturë të lartë: Besiktas mohon
Probleme për Adem Ljajic. I mbërritur tek Besiktas dy vjet më parë nga Torino, mesfushori serb, 4 gola e 7 asist në 25 prezenca këtë vit, tani është në shtrat, prej disa ditësh, me një gjendje të fortë gripale e me temperatirë të lartë. Në Turqi disa media ka shkruar se klubi kishte vendosur ta fuste lojtarin në karantinë nga frika se mund të bëhet fjalë për koronavirus, por Besiktas ka mohuar përmes një komunikate. "Besiktas mohon kategorikisht që lojtari ynë Adem Ljajic është infektuar me koronavirus. Lojtari ka patur temepraturë të lartë për shkak të infeksionit në fyt. Mjekët kanë saktësuar kurën e, nga kontrolli i fundit, lojtari gëzon shëndet të mirë. Lajmet që qarkullojnë nga disa portale NUK korrespondojnë me realitetin e nuk duhen marrë në konsideratë.”
 
View this post on Instagram
 

Volevo informare tutti che le notizie che girano sono tutte false. È solo febbre. Prima di inventare cazzate, informatevi. #Ljajic

A post shared by Adem Ljajić (@_ademljajic_) on

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI