Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

"Ai bastard pushon gjatë ndeshjeve": trajneri i Eibar bën batutën e rëndë për Messi

Lapsi.al 22 February 2020
"Ai bastard pushon gjatë ndeshjeve": trajneri i Eibar bën

"Messi nuk luan? Nuk mendoj se Messi rri pushim. Ai bastardo (cabró) pushon gjatë ndeshjeve". Kështu tekniku i Eibar Mendilibar ka komentuar mundësinë që fenomeni argjentinas të mos jetë në fushë në ndeshjen e Liga, në prag të impenjimit të ardhshëm në Champions të blaugrana kundër Napolit. "Leo di se kur të marrë pjesë në ndeshje e kur të pushojë - ka thënë tekniku -. Nëse do ti jepnin një ditë pushim, do të lodhej më shumë të shihte ndeshjen nga tribuna". Deklarata të rënda, që në Spanjë nuk kanë kaluar pa vëmendje.

Në të kaluarën, Mendilibar e ka provuar në kurriz të tij cdo të thotë të shpresosh në mungesën e Pleshtit e më pas ta gjesh në fushë. "Një herë, kur drejtoja Osasuna, shkuam të luanim një ndeshje për Kupën e Mbretit në Camp Nou - ka rrëfyer trajneri i Eibar -. Mëngjesin e ndeshjes thoshin se Messi nuk luan, se kishte probleme stomaku e temperaturë. Pastaj pas drekës u zbulua se ishte i grumbulluar e do të ulej në pankinë. Ne po humbisnim 2-0, lur papritur e pashë të niste nxemjen. Hyri, bëri dy gola e humbëm 4-0".

Një kujtim i keq që në një farë mënyre shpjegon batutën e rëndë për Leo e edhe frikërat e vigjiljes nga ana e Mendilibar për ndeshjen. "E kemi parë atë që bën Barcellona - ka vazhduar tekniku -. E kur e sheh mirë, duket një film i frikshëm". "Kështu, duhet të bindim veten se edhe ne kemi dicka për të thënë - shtoi ai -. Mund të jetë pak apo shumë, por nëse është dicka që dimë ta bëjmë mirë është ti japim bezdinë maksimale kundërshtarëve. Nuk duhet të kemi dyshime, as frikë". Sigurisht, nëse pastaj Messi nuk duhet të jetë në fushë, përtej batutave të teknikut, për Eibar do të jetë një rrezik më pak për tu shqetësuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI