Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Video/ Laçi kthen Flamurtarin me 'këmbë në tokë', Cungu: "Duhet të shënonim më shumë"

Lapsi.al 22 February 2020
Video/ Laçi kthen Flamurtarin me 'këmbë në

Mjaftoi një fitore me Luftëtarin e para në kampionat që Flamurtari të ëndërronte, por Laçi e ktheu me këmbë në tokë duke e thyer në Vlorë 1-3 në një ndeshje ku rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë për skuadrën e Armando Cungut. " Duhet të ishim më komod dhe të shënonim gola të tjerë. Janë përmbysur rezultatet edhe më të tjera. Duhet të tentosh të vazhdosh të shënosh për mos vënë në rrezik fitoren" shpjegoi tekniku.

Kurbinasit rikthehen tek fitorja në kampionat, pas disfatës në shtëpi me Partizanin, por ndoshta lajmi më i mirë për bardhezinjtë është kthimi tek goli i Nwabueze, që hapi serinë e golave në minutën e 20. "Jemi mësuar të shohim 2 gola për çdo javë, por futbolli nuk është i tillë. Ka momente kur je në ditët e mira, por ka momente jo në ndeshje të caktuara. Mbyllet në një farë mënyrë porta. E rëndësishme është të ruhet qetësia dhe t’i shërbejë ekipit", mbrojti sulmuesin e tij Cungu.

Flamurtari u dorëzua në presionin e miqve, që pasi siguruan avantazhin e kishin shumë të thjeshtë të administronin dhe të godisnin atëherë kur duhej, gjë që e bëri Xhixha me dygolëshin e tij, duke kthyer rezultatin pozitiv për bardhezinjtë pas dy humbjeve radhazi. Në minutën e 23 sulmuesi vuri në siguri rezultatin, ndërsa me rifillimin e lojës (55) mbylli llogaritë.

Nuk mund të mjaftojë goli i Ribaj në minutën e 80, ndërsa pas euforisë për fitoren e parë në kampionat Troisi duhet të ndryshojë opinion mbi mundësitë e mbijetesës: "Gjatë javës unë punoj shumë për mbrojtjen, por nuk kam shumë lojtarë. Ka shumë lojtarë që mungojnë për arsye familjare ose dëmtime. E di që ishte shumë e vështirë, bëmë një ndeshje shumë të keqe në fillim. Pas 2-0, filloi pjesa e dytë dhe nuk ditëm ta menaxhonim mirë superioritetin numerik, duke pësuar edhe të tretin" përfundoi tekniku brazilian i Flamurtarit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI