Flash

Monitori nuk funksiononte, arbitri ndryshoi vendimin pa VAR: Sarri i tërbuar, "të ishte për ne do merrte fund bota"

Lapsi.al 23 February 2020
Monitori nuk funksiononte, arbitri ndryshoi vendimin pa VAR: Sarri i

Episodi unik ka ndodhur në Serie A dhe nuk ka si ti ketë pëlqyer Maurizio Sarrit, që është vënë përballë një rasti të paprecedentë. Në minutën e 68', Rugani ka ndërhyrë me vonesë ndaj Missiroli, duke e penguar. Për La Penna gjithcka është e rregullt, por me sinjalizimin e ardhur nga sistemi VAR, arbitri i ndeshjes shkon ta shohë kontaktin në monitor. Por në momentin që doli në anë të fushës, për arbitrin ishte e pamundur të shihte imazhet e aksionit, sepse monitori ishte jashtë përdorimit. Kjo megjithatë nuk e pengoi La Penna të merrte vendimin ndryshe, nga ai i fushës. Sic duket, në këtë rast vendimi është marrë nga arbitri i VAR, Di Bello, që i ka komunikuar kolegut të akordojë penallti në favor të Spal.

Maurizio Sarri ka dalë nga ndeshje nervoz, duke kujtuar se cfarë ndodh kur rastet e kontestuara janë në favor të Juventus: "E nëse do ta kishin dhënë ne një penallti me VAR jashtë përdorimit do të kishte marrë fund bota. Më duket një padrejtësi e madhe, nëse Var nuk funksionon gjykon arbitri, jo kush është tek monitori. La Penna ma shpjegoi se është rregullorja, por nuk jam dakord”.

https://www.youtube.com/watch?v=TcaqpnJyz68

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI