Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Premier League: tris i United, Arsenal përmbys Everton

Lapsi.al 23 February 2020
Video/ Premier League: tris i United, Arsenal përmbys Everton

Në javën e 27 të Premier League Manchester United likuidon 3-0 Watford e ngjitet në vendin e pestë në klasifikim -3 nga Chelsea, duke kaluar Tottenham të Mourinho e Sheffield United. Bruno Fernandes me penallti, në golin e parë me fanellën e re, Martial e Greenwood vendosën firmën për Djajtë e Kuq. Everton i Ancelotti u dorëzua 3-2 në Emirates përballë Arsenal.

MANCHESTER UNITED-WATFORD 3-0

Old Trafford rezervoi një minutë heshtje për të kujtuar Harry Gregg, portierin historik të Manchester United që u nda nga jeta në 16 shkurt i famshëm se shpëtoi disa shokë (mes të cilëve Bobby Charlton) në katastrofën ajrore të Mynihut në 1958. Por në fushë United nuk ishte melankolik dhe mori tre pikët që i duheshin në garën për Champions. James është i jashtëzakonshëm për Manchester: nga ai kalojnë gjithë manovrat më të rrezikshme të skuadrës së Solskjær, që shënoi me 11 metërshin e Bruno Fernandes, të cilin portugezi e fitoi vetë. United dyfishoi me Martial, fantastik në minutën e 57' me një driblim me finte ndaj Capoue e mposhti Foster me një parabol në pozicion të prirët. Ka kohë edhe për trisin e Greenwood në një kundërsulm të nisur nga Bruno Fernandes (75').

https://www.youtube.com/watch?v=1ujfdFlLo1Q

ARSENAL-EVERTON 3-2

Everton i Carlo Ancelotti humb mundësinë për të marrë fioren e tretë radhazi e rrëzohet 3-2 në fushën e Arsenal që mbetet skuadra e vetme e Premier League që nuk ka humbur asnjë ndeshje në 2020. Suksesi i dytë radhazi për të besuarit e Arteta, që parakalojnë Toffees në klasifikim. Në Emirates, Everton kalojnë në avantazh pas 50 sekondash: goditje dënimi e Sigurdsson dhe Calvert-Leëin koordinohet për një rovjeshatë spektakolare që bëri 1-0. Goli i 12 për sulmuesin, por në të 27’ Nketiah barazoi rezultatin në krosimin e 18 vjecarit Saka. Gunners insistuan dhe në të 33’ Aubameyang shënoi golin e 2-1 me një të djathtë të harkuar. Everton nuk hoqi dorë dhe në minutën e katërt shtesë barazoi 2-2 me Richarlison. Por kaluan vetëm 24 sekonda në pjesën e dytë e Aubameyang shënoi dygolëshin personal, i 60 me fanellën e Arsenal për gabonezin.

https://www.youtube.com/watch?v=jCMZYDuMFj8

WOLVERHAMPTON-NORWICH 3-0

Tre pikë shumë të rëndësishme edhe për Wolves, që afrohen me zonën-Europa League pas dy barazimeve e një humbje në tre ndeshjet e fundit të kampionatit. Norwich luajti mirë, por u ndëshkua nga Diogo Jota në minutën e 19, me sulmuesin që prishi ekuilibrat e më pas siguroi fitoren me golin e dytë, përpara se Raul Jimenez të firmoste golin e tretë me portën e boshatisur, pasi goditja e Diogo Jota u përplas në shtyllë.

https://www.youtube.com/watch?v=UG2yJevDh0Y

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI