Flash

"Duke pushuar është më e lehtë": Batistuta zhvleftëson barazimin e rekordit të tij nga CR7

Lapsi.al 23 February 2020
"Duke pushuar është më e lehtë": Batistuta
Cristiano Ronaldo ka vënë firmën e tij edhe në fitoren e Juventus kundër Spal, duke shkruar një faqe të re të historisë së futbollit. Në ditën e tij të ndeshjes së 1000 në karrierë, në fakt, portugezi ka barazuar rekordin në Serie A të Fabio Quagliarella (sezonin e kaluar) e Gabriel Batistuta (në 1994), duke shënuar në 11 ndeshje të luajtura radhazi. "I lumtur për rekordin e tij!!!! E vetmja gjë që dua të them është se duke pushuar është më e lehtë", ka shkruar ish-sulmuesi argjentinas në Tëitter. E specifikuar kështu, Bati-Gol kërkon të theksojë se rekordi i tij ka më shumë vlerë, sepse është arritur në 11 ndeshje radhazi, ndërsa CR7 nuk ka luajtur në atë kundër Brescia, sepse nuk ishte i grumbulluar, duke bërë turnin e pushimit të cilit i referohet ish-lojtari i Fiorentinës e Romës. Tani Ronaldo duhet të shënojë kundër Inter për të vendosur një rekord krejtësisht të tijin e për të fshirë cdo dyshim.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI