Flash

Koronavirus gjunjëzon futbollin: edhe Europa League në rrezik

Lapsi.al 23 February 2020
Koronavirus gjunjëzon futbollin: edhe Europa League në rrezik

Serie A ka ndalur tashmë e ndeshje mes Inter e Sampdoria është shtyrë, bashkë me tre ndeshje të tjerë, ku e fundit në listë është shtuar ajo mes Torinos e Parmës. Cështja është se nuk mbyllet me kaq, sepse të enjten e ardhshme në Milano është rikthimi i 1/16 së finales në Europa League, me zikaltrit që do të presin Ludogorets e nuk është e vështirë të imagjinohet se ndeshja mund të jetë me rrezik të lartë për të mos u zhvilluar. Parashikimet nuk janë të mundura, por rritja e numrit të të infektuarve me Koronavirus në Lombardi (përvec se në Veneto), të lënë të mendosh se mund të ketë në ditët e ardhshme një takim urgjent me Uefa që, në bashkëpunim të ngushtë me ministrin e Sportit Spadafora, do të vlerësojnë mundësinë për të zhvilluar ndeshjen në Meazza ose të ndërmarrin zgjidhje alternative si, të luhet me dyer të mbyllura.

Të gjitha mundësitë do të analizohen me kujdes, duke patur parasysh edhe nevojën për të gjetur një datë të përshtatshme për rikuperimin (shumë e vështirë, duke parë kalendarin e ngjeshur sidomos të Inter) në prag të 1/8 që janë programuar për në 12 e 19 mars. Inter-Ludogorets mbetet një enigëm që duhet zgjidhur brenda pak ditësh e që, me shumë mundësi, do ti krijojë probleme zikaltërve në profilin sportiv.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI