Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Tërmeti, Serbia jep 2 milionë euro grant për Shqipërinë

Lapsi.al 17 February 2020
Tërmeti, Serbia jep 2 milionë euro grant për Shqipërinë

Mbi 100 vende dhe donatorë prezantuan të hënën kontributin e tyre financiar në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, para të cilat do të përdoren për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Kontribuese ishin edhe vendet e rajonit, disa prej të cilave dhanë shuma të konsiderueshme financiare.

Kështu, Serbia njoftoi se jep 2 milionë euro grant, Greqia 2.5 milionë euro, Bullgaria dha 100 mijë euro për rindërtimin, ndërsa ka planifikuar edhe 375 mijë euro projekte të tjera përgjatë 2020 për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave dhe infrastrukturën sociale.

Rumania dha 2 milion lei, Hungaria 250 mijë euro, Mali i Zi jep në total një kontribut prej 750 mijë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut njoftoi se dha 6 milionë dinarë. Kosova tha se jep 200 mijë euro grante. Ndërkohë Kroacia tha se do të japë një kontribut prej 1 milion eurosh.

Kujtojmë se Shqipëria synon të mbledhë më shumë se 450 milionë euro nga Konferenca e Donatorëve që u mbajt në Bruksel. Të gjitha kontributetet do të përdoren për rindërtimin e banesave për familjet e mbetura të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjithashtu, një shumë e madhe financiare në formën e huave do të jepen nga banka të ndryshme ndërkombëtare për rimëkëmbjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI