Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

VIDEO/ 8 grabitje në 1 javë në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, shikoni si vepronte 27-vjeçari

Lapsi.al 16 February 2020
VIDEO/ 8 grabitje në 1 javë në Durrës, Tiranë dhe

Grabitja e argjendarisë në Elbasan një ditë më parë, ka zbardhur një sërë grabitjesh të tjera ku të gjitha kishin autor 27-vjeçarin Artur Thaçi. Ai është autor i 8 grabitjeve brenda një jave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Report Tv ka publikuar videon e një prej grabitjeve që Thaçi ka bërë në Shkozet, në një supermarket ku ka arritur që të marrë 100 mijë lekë dhe disa paketa cigaresh.

Videoja mban datën 11 shkurt, rreth orën 20:50, ku i armatosur, me kapuç, i veshur me një xhup të zi dhe me shall, Thaçi është futur në supermarket, i ka drejtuar armën kasieres, e cila nuk ka bërë rezistencë dhe ka marrë shumën e lekëve dhe disa paketa, që ndodheshin tek bufeja pas. Thaçi vepronte pa doreza dhe në një moment i bien lekët, që po i fuste në çantë. Teksa po largohej, ai përballet me një blerës në supermarket, i cili duket se nuk frikësohet aspak se para tij ka një person të armatosur me me maskë. Pas shihen "sy më sy", Thaçi largohet me vrap.

Thaçi ndiqte disa "rregulla strikte" para çdo grabitjeje. Kryente grabitjet nën efektin e drogës, gjithmonë vepronte i vetëm pa ndihmën e një shoku, nuk përdorte kurrë celular, prandaj ishte e pamundur që ta përgjoje, lëvizte me makina me qira ose taksi dhe në fund fshihej tek e dashura e tij, Adela Berisha. Falë kësaj të fundit, 27-vjeçari ka arritur që të vihej në prangat e uniformave blu.

Policia e Durrësit ka vënë në lëvizje 30 efektivë të policisë që kanë përgjuar të dashurën, Adelën dhe pas 7 ditësh kanë rënë në gjurmët e 27-vjeçarit. Janë kontrolluar mbi 40 banesa, hotele dhe motele, në fund u arrestua në një lokal në Tiranë në zonën e ish-Kombinatit.

Thaçi ka qenë autor i grabitjes në shtëpinë e Rexhep Tereziut më 10 shkurt, ku ky i fundit mbeti i plagosur pasi e pikasi. Nga ana tjetër, ai është autor edhe i grabitjes së pikës së kredie, Kredo. al më 8 shkurt, ku i armatosur dhe me maskë arriti të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh. Tashmë i riu do të përballet me akuzat për veprën penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë", "Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë" dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. 27-vjeçari rezulton i dënuar edhe në Itali me 7 vite heqje lirie pasi edhe në këtë shtet kishte kryer grabitje. /Report TV

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI