Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Skandal tek Barcelona, klubi kundër imazhit të Messi: "Paguajnë një shoqëri për të njollosur lojtarët"

Lapsi.al 17 February 2020
Skandal tek Barcelona, klubi kundër imazhit të Messi:
Nuk ka paqe tek Barcellona. Pas përplasjes Messi-Abidal, që bëri të dridhej poltrona e team manager francez, një stuhi e re përplaset mbi blaugrana. Sipas Radio Barcelona, një emitent i kolosit radiofonik spanjoll Cadena SER, klubi ka paguar një shoqëri që merret me monitorimin e mediave sociale e krijimin e opinioneve, për të mbrojtur reputacionin e presidentit Bartomeu nga njëra anë e për të fundosur atë të disa subjekteve të lidhur me klubin nga ana tjetër. Mes këtyre edhe Lionel Messi, Gerard Piqué, Pep Guardiola, Xavi e Carles Puyol. Programi "Que t'hi jugues" ka zbukuar si shoqëria në fjalë, I3 Ventures, është e lidhur me disa account të famshëm në rrjetet sociale, që në të kaluarën kanë sulmuar ashpër jo vetëm disa opozitarë politikë të juntës aktuale drejtuese të Barca (mes të cilëve edhe ish-presidenti Laporta), por edhe disa lojtarë të rëndësishëm. Messi, për shembull, është vënë në shënjestër gjatë negociatave për rinovimin e kontratës, ndërsa Piquè është kritikuar për rritjen e tij të impenjimit në botën e biznesit. Barcellona, në një komunikatë për shtyp, ka mohuar cdo lidhje direkte me këto account e me shpërndarjen e mesazheve negative, duke konfirmuar se është në kontratë me shoqërinë I3 Ventures, që lidhet vetëm me monitorimin e reputacionit të shoqërisë në mediat sociale. Klubi është shprehur i gatshëm të zgjidhë menjëherë kontratën në rast se do të dalin prova të një relacioni mes I3 Ventures e profileve sociale në fjalë, por ka kërkuar edhe një heqje të menjëhershme të lajmit nga Cadena SER, duke kërcënuar me aksione legale për insinuatat.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI