Flash

Video/ “Shkoni qi***i, turp”: Marega reagon pas fyerjeve raciste me gishtin e mesit për tifozët dhe braktisjen e fushës

Lapsi.al 17 February 2020
Video/ “Shkoni qi***i, turp”: Marega reagon pas fyerjeve raciste me
Racizmi njollos përsëri botën e futbollit e protagonist këtë herë është bërë Moussa Marega. Gjatë ndeshjes mes Vitoria Guimaraes e Portos, menjëherë pasi shënoi golin e 2-1, sulmuesi i Dragoes, viktimë deri në atë moment e fyerjeve të ndryshme raciste të ardhura nga shkallët e stadiumit, ka festuar duke i treguar të gjithëve ngjyrën e lëkurës, pastaj kërkoi ndërrim dhe doli duke i treguar dy herë gishtin e mesit tifozëve kundërshtarë, ndërsa Sergio Conceiçao, trajneri i tij, I bërtiste tifozëve vendas ti vinte turp. "Doja ti thosha këtyre idiotëve që vijnë në stadium të ulërasin gjëra raciste, shkoni qi***i. E falenderoj edhe arbitrat që nuk më mbrojtën e më dhanë kartonin e verdhë sepse mbroj ngjyrën e lëkurës sime. Shpresoj të mos ju takoj më kurrë në një fushë futbolli! Jeni një turp" është shfryrë sulmuesi në Instagram pas ndeshjes, ndërsa tekniku i Portos, Conceiçao, ka komentuar kështu episodin pas ndeshjes: "Më pëlqen të flas për futboll, por sot nuk mund ta bëj për shkak të asaj që ndodhi. Jemi të indinjuar. Ne jemi një familje, përtej cdo kombësie apo ngjyre lëkure. Jemi njerëz e kërkojmë respekt. Ajò që ndodhi është e turpshme".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI