Flash

Marotta i tregon rrugën për Lautaron Barcelonës: "Lojtarët ikin kur e kërkojnë vetë"

Lapsi.al 17 February 2020
Marotta i tregon rrugën për Lautaron Barcelonës:

Inter mendon për merkaton, pavarësisht garës titull në kampionat dhe është i gatshëm edhe për sakrifica, që mund ti garantojnë hyrje të forta në arkat e klubit. Administratori i deleguar i zikaltërve, Giuseppe Marotta, ka folur për objektivat e skuadrës e të ardhmen e Lautaro Martinez, që është nën vëmendjen e të mëdhave të Spanjës:

“Lautaro po rritet – ka thënë Marotta – është një djalosh shumë i ri. Atij i intereson, mbi të gjitha, të mbajë këtë fanellë të lavdishme e të rritet nga ana profesionale. Të mos harrojmë se Inter, për historinë e tij, nuk duhet të ketë zili askënd. Si them gjithnjë, lojtarët ikin kur janë vetë ata që tregojnë rrugën ku duan të ecin".

Në fund edhe një koment për Eriksen, që edhe në humbjen me Lazion nisi nga pankina: "Që tani është Eriksen që njohim. Duhet të ketë bnjë periudhë ambjentimi, por sidoqoftë ndeshjet zgjasin tani 95 minuta dhe gjatë një ndeshje impenjohen 14 lojtarë. Është normale që disa lojtarë të nisin ndeshjet e të tjerë ta përfundojnë. Kemi një grup të mirë, i takon Conte të vendosë formacionin në fushë, por Eriksen është përfshirë shumë mirë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI