Flash

Në Spanjë janë të sigurtë, Simone Inzaghi në shënjestër të Barcelonës

Lapsi.al 17 February 2020
Në Spanjë janë të sigurtë, Simone Inzaghi në

Ecuria fantastike e Lazios, me fitoren në përplasjen direkte kundër Inter është ngjitur në vendin e dytë një pikë nga Juventus, "nuk po kalon pa vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës, përfshirë Barcelonën". Ky është edhe motivi që, si bën të ditur faqja spanjolle 'Don Balon', klubi blaugrana ka hedhur sytë nga Simone Inzaghi, arkitekt i një kampionati të madh me skuadrën bardhekaltër, tek i cili katalanasit vlerësojnë karrierën e progreset e bëra në vitet e fundit si trajner.

'Don Balon' specifikon që Barcelona, që kaloi nën drejtimin teknik të Quique Setien pas shkarkimit të Valverde, po studion në distancë Inzaghi, por nuk e ka kontaktuar ende. Tek tekniku emilian, kontrata e të cilit me Lazio skadon në qershor 2021, blaugrana pëlqejnë mënyrat e punës. Portali spanjoll përmbedh gjithcka me një frazë: "Trajner i mirë, metoda të shkëlqyera e rezultate fantastike. Barcellona në gatishmëri". Emri i Inzaghi është afruar edhe me Juventus, pas largimit të Massimiliano Allegri në fund të sezonit të kaluar, por në atë kohë bardhezinjtë morën Sarrin, ndërsa me deklaratën e Guardiolës se do të qendrojë tek City, sytë e Barcelonës mund të mbeten tek Inzaghi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI