Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

"Edhe sikur të jetë League Two: unë do qendroj": Guardiola vendos të ardhmen

Lapsi.al 17 February 2020
"Edhe sikur të jetë League Two: unë do qendroj":

Manchester City rrezikon të qendrojë pa Champions League për dy sezone e të humbasë titullin e Premier League të fituar në 2014, por në Angli më tepër bën zhurmë cështja që lidhet me Pep Guardiola. Tekniku, që është përfolur për një kalim të mundshëm tek Juventus, Barcellona e Paris Saint Germain, mund edhe të vendosë të largohet nga Citizens, sidomos nëse shumë yje të skuadrës do të largoheshin për të patur mundësi të luajnë Champions. Por sipas ESPN e The Times epilogu do të jetë ndryshe: Guardiola i ka komunikuar City që ka ndërmend të qendrojë, me apo pa Champions.

Katalanasi ka besim se ankimimi për vendimin e Uefa, mbi thyerjen e rregullave të Fair Play Financiar do të pranohet dhe City do të luajë rregullisht Kupat Europiane por, edhe nëse nuk do të ndodhë kështu, ai i ka njoftuar drejtuesit e klubit dhe lojtarët se ka ndërmend të respektojë kontratën që skadon në 2021. Në dhomat e zhveshjes spanjolli ka përdorur pak a shumë këto fjalë: "Nuk më intereson ku luajmë, edhe sikur të jetë League Two: unë qendroj. Ky është momenti që të gjithë të jemi të bashkuar".

Pep nuk do të braktisë anijen si një kapiten i vërtetë, edhe për të mos njollosur imazhin e tij: për eksperienca të tjera ka kohë plot.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI