Flash

Del SMS/ Rama nuk përmbahet, vlerëson veten para socialistëve

Lapsi.al 17 February 2020
Del SMS/ Rama nuk përmbahet, vlerëson veten para socialistëve

Kryeministri Edi Rama tashmë ndodhet në qiellin e 7-të. Pas konferencës së donatorëve në Bruksel ku u mblodh një shumë e konsiderueshme për rindërtimin, kreu i qeverisë shqiptare po i merr të gjitha meritat për veten. Shenjat i dha që në konferencën për shtyp pas konferencës ku u shpreh me krenari “mos vini bast kur bëhet fjalë për mua dhe qeverinë time. Unë nuk jam më i miri por më të mirë se unë nuk ka”, - tha Rama.

Lapsi.al ka siguruar edhe një SMS që kryeministri u ka nisur kryetarëve të bashkive të vendit. “Mirë dynjaja po ju pse habiteni apo nuk më njihni? Shumë faleminderit dhe mos e harroni më i miri nuk jam, por më të mirë nuk keni ku gjeni” – u ka shkruar Rama të zgjedhurve socialistë. Në fakt Rama ka të drejtë. Kryebashkiakët nuk duhet të habiten. Ata e njohin mirë... kur vjen puna për të mbledhur vota... ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI