Flash

Paralajmërimi i fortë i Metës: Do t’i shkarkoj unë, para se të më shkarkojnë mua

Lapsi.al 17 February 2020
Paralajmërimi i fortë i Metës: Do t’i shkarkoj unë,

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë në intervistën e dhënë për emisionin “Open” në TCH. Edhe pse nuk e tha tekstualisht, kreu i shtetit ka paralajmëruar se mund të shpërndajë parlamentin nëse mazhoranca do të shkojë drejt shkarkimit të tij.

“Përpara se të më shkarkojnë ata mua, i shkarkoj unë më përpara. Megjthëse ata tashmë të shkarkuar janë. Çfarë legjitimiteti ka ky parlament?

Unë do të bëj çfarë është e mundur që të shmang përplasjen, por nëse ata e kanë me kaq dëshirë t’i shkojnë deri në fund grushtit të shtetit, le t’i shkojnë.

Unë do të bëj gjithçka kam në dorë. Si do të reagoj unë? Unë do të flas me dekrete. Kur të vijë momenti unë do t’ju drejtohem si President i të gjithë shqiptarëve. Nuk ka ardhur momenti ende” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI