Flash

Meta: Ambasadori Soreca po shantazhohet me video intime

Lapsi.al 17 February 2020
Meta: Ambasadori Soreca po shantazhohet me video intime

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për herë të parë për komentin që bëri pak ditë më parë për atë që ai e quajti “shantazh ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë me një video intime”.

I pyetur pse u kujtua kaq vonë për këtë çështje kur për të ka muaj që flitet e shkruhet, Meta tha se vetëm tashmë kishte dëgjuar vetë ambasadorin të shprehej. Meta pranoi se “nuk kishte ndonjë marrëdhënie të shkëlqyer” me Sorecën dhe se e kishte sqaruar atë vazhdimisht për qëndrimet e tij.

Sa i takon çështjes së videon intime Meta thë në emisionin “Open” në TCH se “kur një ambasador ngre një shqetësim në publik, si të mos të shqetësohet Presidenti i Republikës. Hipokrizi? Nuk kisha pse ta ngrija çështjen derisa nuk kishte dalë nga vetë ambasadori.

Ai bëri një shqetëim publik dhe unë e kisha detyrim të bëja një deklaratë mbështetëse. Presidenti dha një mesazh solidariteti dhe inkurajimi. Për mënyrën si është paraqitur ka një shantazh ndaj një ambasadori dhe kjo është e rëndë” – tha Meta.

Pak kohë më parë u përfol se kishte një video intime mes ambasadorit të BE-së Soreca dhe zv.ministres së brendshme Romina Kuko. Të dy ata e kanë mohuar ekzistencën e një lidhjeje të tillë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI