Flash

Immobile tradhëton, Insigne jo: Hysaj përjashtohet, Napoli në gjysëmfinale

Lapsi.al 21 January 2020
Immobile tradhëton, Insigne jo: Hysaj përjashtohet, Napoli në

Ndeshje shumë e rëndësishme aq sa nervoze në San Paolo, ku Napoli mposht Lazio 1-0 me golin e Insigne e fluturon në gjysëmfinale të Kupës së Italisë. Kapiteni, që rigjeti ngrohtësinë e tifozëve të kaltër, ndezi menjëherë ndeshjen duke shënuar në minutën e 2', në përfundim të një aksioni të shkëlqyer personal, golin e 1-0. Bardhekaltrit megjithatë mund të barazonin menjëherë, me penalltinë e shkaktuar nga Hysaj në dëm të Caicedo, por në minutën e 10' Ciro Immobile rrëshket në momentin e goditjes, duke e nxjerrë topin jashtë. Gjakrat u nxehën në të 19' e Hysaj, që kishte një karton të verdhë në rastin e penalltisë, hyri keq ndaj Immobile: Massa nuk ka dyshime, i dytë i verdhë dhe kapiteni i Shqipërisë shkon më herët në dushe. Napoli megjithatë nuk e ndjeu mungesën, edhe pse Lazio e gëzoi superioritetin numerik vetëm 6 minuta. Në të 25' Leiva shkaktoi faull, që në fakt nuk ishte, u ndëshkua me të verdhë e protestoi duke marrë edhe të kuqen. Në fund të pjesës së parë skuadrat ulën ritmin, duk u përgatitur për një 45 minutësh të dytë spektakolar.

Bardhekaltrit e Simone Inzaghi janë më të rrezikshëm dhe kanë raste të mira me Immobile (të cilit i anullohet një gol për pozicion jashtë loje) e Correa. Por është përsëri skuadra e Gattuso në të 70' që ka rastin më të mirë për të shënuar, me Milik që goditi shtyllën, duke gjetur të papërgatitur Strakoshën. Në të 83' Immobile barazoi vetëm llogaritë e shtyllave, duke goditur traversën, por Napoli rikthehet menjëherë në avantazh edhe aty. Një minutë më pas Mario Rui shtang Strakoshën, duke përplasur topin të trekëndësh. Nuk ka përfunduar sepse Lazio godet përsëri shtyllën dhe i anullohet edhe një tjetër gol. Përfundon kështu, 1-0, Napoli fiton e në gjysëmfinale do të sfidojë fituesen mes Inter e Fiorentina.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46