Flash

Inter merr frymë: për Brozovic problemi është minimal

Lapsi.al 21 January 2020
Inter merr frymë: për Brozovic problemi është minimal
Lajme të mira nga infermieria për Inter. Kontrollet mjekësore të cilave iu nënshtrua Marcelo Brozovic, në Institutin Humanitas të Rozzano kanë evidentuar në fakt vetëm një ndrydhje të kaviljes së majtë. Rezonanca magnetike e kryer pas traumës së pësuar në fund të ndeshjes kundër Lecce nuk ka evidentuar asnjë lëndim të ligamentave, si u mendua pas dëmtimit. Për momentin nuk janë në fakt ende të qarta kohët e rikuperimit. "Gjendja e lojtarit - lexohet në komunikatën e Inter - do të vlerësohet ditë pas dite". FRymëmarrje lehtësuese për Antonio Conte. Në pritje të kuptojë kur Brozovic mund të jetë i disponueshëm (ndoshta kundër Cagliari), tekniku zikaltër i gëzohet verdiktit "pozitiv" të testeve mjekësore për kroatin. Një përgjigje e shumëpritur në kampin e Inter. Në kohën kur operacionet e merkatos vazhdojnë me intensitet, një mungesë e gjatë e Brozovic do të ishte shumë e komplikuar të përballohej me lojtarët e paktë në dispozicion në mesin e fushës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46