Flash

Lazio, Lotito i shkruan tifozëve: "Na detyroheni 50 mijë euro"

Lapsi.al 20 January 2020
Lazio, Lotito i shkruan tifozëve: "Na detyroheni 50 mijë

"Ju ftojmë të merrni kontakt me shoqërinë për të konkorduar një modalitet dëmshpërblimi". Claudio Lotito, presidenti i Lazio, i ka dërguar një letër tifozëve bardhekaltër, të cilët i konsideron përgjegjës se kanë bërë përshëndetjen fashiste gjatë ndeshjes së Europa League mes Lazio e Rennes në 3 tetor 2019.

“Nga filmimet e kryera nga organet e Uefa-s e nga hetimi i policisë - lexohet - ëhstë kuptuar se Ju jeni bërë përgjegjës për sjelljë të dënueshme që i kanë shkaktuar një dëm prej 50 mijë euro shoqërisë". Shifra e kërkuar nuk është gjë tjetër vetëm se arkëtimi i munguar nga Curva Nord në sfidën kundër Celtic, kur sektori i dedikuar për tifon më të nxehtë mbeti mbyllur për skualifikim. Lazio ndër të tjera ka marrë masa duke pezulluar abonimin e tifozëve të përfshirë për tre ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Inzaghi.

“Kush ka gabuar do të paguajë”, kishte paralajmëruar Claudio Lotito në kohën kur ndodhën ngjarjet: u tha, u bë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46