Flash

CR7 ‘përbindësh’ rekordesh: asnjë nuk e ndal më portugezin dhe Sarri lumturohet

Lapsi.al 20 January 2020
CR7 ‘përbindësh’ rekordesh: asnjë nuk e ndal më
Mërzia e shfaqur pas zëvendësimit e dëmtimit të pësuar duken larg vite dritë. Cristiano Ronaldo është kthyer marsiani që të gjithë njohin. Dy gola kundër Parmës e Juventus i tregon të gjithëve kush komandon e dëshiron të komandojë akoma në kampionat: + 4 ndaj Inter në pritje të rikuperimit të Lazio, e vetmja që e ka mundur në këtë sezon mes Serie A e Superkupës italiane. "Tre pikë të rëndësishme, i lumtur që shënova përsëri", ka postuar komentin e tij asi portugez, që shkon në gol prej shtatë ndeshesh radhazi në Serie A. Lojtari i fundit bardhezi që arriti të bëjë dicka të tillë ka qenë David Trezeguet në dhjetor 2005 (nëntë në atë rast). CR7 e kërkoi deri në fund tre golëshin personal e fakti që nuk kënaqet kurrë është sekreti i suksesit të tij. E pikërisht zhgënjimi për humbjen në Riad kundër skuadrës së Simone Inzaghi që e ka motivuar edhe më shumë. Në më pak se një muaj do të jetë 35 vjec, por ka urinë e dëshirën për gola e fitore që ka patur gjithnjë. CR7 nuk thotë asnjëherë mjaft e rekordet për tu barazuar e pastaj thyer janë adrenalinë për të. Parma ishte viktima e shtatë radhazi pas Sassuolo, Lazio, Udinese, Sampdoria, Cagliari e Roma. 16 gola në 17 ndeshje: si një kampion i madh i dikurshëm, Omar Sivori në 1960, kur realizoi 16 në 20 ndeshjet e para. E portugezi është i vetmi lojtar që ka shënuar gjithnjë, të paktën 15 në një nga pesë kampionatet më të rëdnësishëm europianë nga 2006/07 deri më sot: 14 sezione radhazi (414 gola në total në këtë periudhë). E në këtë pikë Sarri është ai më i lumturi: "Gjithcka sillet rreth tij", tha tekniku dhe nuk shqetësohet aspak për këtë fakt.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46