Flash

Inter, Conte: "Po nuk ecëm me 200 në orë, jemi një skuadër normale"

Lapsi.al 19 January 2020
Inter, Conte: "Po nuk ecëm me 200 në orë, jemi një

Antonio Conte provon të shpjegojë cilat janë limitet e Interit të tij, pas barazimit në Lecce: "E jona është një skuadër që duhet të ecë gjithnjë me 200 në orë - ka thënë tekniku - Nuk mund tia lejojmë vetes shumë lojtarë nën formë, sepse bëhemi një skuadër normale. Rastet i kishim, duhet të ishim më të vendosur e të këqinj".

Me këto fjalë Conte tregoi atë cfarë pa në ndeshjen e luajtur në Via del Mare: "Duke parë statistikat duhet të conim në shtëpi tre pikë. Mund të ndodhë, por ne nuk mund të ecim me shpejtësi mesatare. Duhet të jemi në maksimum, si kemi bërë gjithnjë në fazën e parë. Me shpejtësi të reduktuar nuk i kemi kualitetet për të fituar këto lloj ndeshjesh".

Në fund edhe një batutë për merkaton, që pak ditë më parë e konsideroi 'pak shpenzuese' në intervistën pas 1/8 të Kupës së Italisë: "Sa herë që them dicka amplifikohet - u ankua Conte - unë jam i kënaqur me lojtarët e mi. Pastaj kemi shoqërinë që po bën vlerësimet, por ne duhet të mendojmë të punojmë dhe të japim maksimumin. Nuk kam dëshirë të futem në diskutime të mëtejshme. Shoqëria po punon e vendosin ata cfarë të bëjnë. Unë jm trajneri dhe duhet ti marr më të mirën lojtarëve".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46