Flash

Video/ McGregor u kthye! Nxjerr KO Cerrone në 40’’: “Bëra historinë”

Lapsi.al 19 January 2020
Video/ McGregor u kthye! Nxjerr KO Cerrone në 40’’:
40 sekonda. Një e majtë e tmerrshme, një shkelm në fytyrë si katapultë, një goditje me gju e pastaj një stuhi grushtesh kundër të cilëve Cerrone nuk mund të bënte asgjë. 40 sekondat e tij, Conor McGregor i përdori në mënyrën më të mirë për ti thënë botës së është kthyer. E ngjan me McGregor të kohëve më të mira, bindës, duke lënë jashtë oktagonit fjalët e pista, jetën luksoze, aventurat në gjyq e gjithcka tjetër, duke treguar edhe njëherë se është një luftëtar i vërtetë. E ndërsa në T-Mobile Arena të Las Vegas suksesi i irlandezit thirrej në kor nga i gjithë stadiumi, duket tashmë se ai është kthyer i vendosur të rimarrë fronin. Efekti McGregor përplaset si një stuhi mbi fytyrën e Cowboy të shkretë: një ikonë si ai, më i madh edhe se vetë sporti që praktikon, ka nevojë të ndezë zjarr me perfomanca të jashtëzakonshme. Të gjithë e prisnin e ai e tregoi në vetëm ...40 sekonda.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI