Flash

PSG ofertë e përbindshme për Koulibaly: Napoli mbrohet me Rrahmanin

Lapsi.al 18 January 2020
PSG ofertë e përbindshme për Koulibaly: Napoli mbrohet me

Kalidou Koulibaly kthehet me forcë në qendër të merkatos. Mbi mbrojtësin e Napoli është vërsulur Psg, që sipas FootMercato ka prezantuar për senegalezin një ofertë të përbindshme: një kontratë katër vjecare prej 12 milionë në vit. Sipas asaj që mësohet, Koulibaly nuk do të thoshte jo ofertave të mundshme për tu larguar nga Napoli në fund të sezonit e drejtori i përgjithshëm i parisienëve, Leonardo, është takuar me menaxherët e lojtarit. Për Napoli janë gati 70 milionë, një shifër inferiore ndaj 100 të ofruar (e refuzuar) nga United një verë më parë, por që sidoqoftë do ti lejonte të kaltërve një plusvalencë të rëndësishme.

Sot nën hijen e Vezuvit, Koulibaly fiton 7 milionë në vit, kështu që është normale që oferta e ardhur nga Parisi ta ngacmojë jo pak. Mbrojtësi, që po rikuperon nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen kundër Parmës e me shumë mundësi do të kthehet në fushë për ndeshjen kundër Juventus javën e ardhshme, në idetë e drejtuesve francezë shihet si pasuesi i Thiago Silva.

Kontaktimi me stafin e lojtarit të Napolit tregon dëshirën e klubit parisien për të përshpejtuar kohët e për të siguruar mbrojtësin senegalez, duke djegur konkurencën e të mëdhave si Manchester City, United e Real Madrid. Psg-Koulibaly shihet si një tratativë që mund të bëhet e për këtë arsye Napoli po lëviz: Cristiano Giuntoli në fakt e ka mbyllur me Veronën blerjen e Amir Rrahmani, 25 vjec, që do të mbërrijë vetëm në qershor.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46