Flash

Tifozët e Lazios e tallin: "Zaniolo kërce me ne", lojtari i dëmtuar i Romës përgjigjet: "Inferiorë"

Lapsi.al 18 January 2020
Tifozët e Lazios e tallin: "Zaniolo kërce me ne", lojtari i

Tension i lartë mes ultrasve të Lazio e Nicolò Zaniolo. Gjatë ndeshjes së bardhekaltërve kundër Sampdoria janë ngritur kore kundër futbollistit verdhekuq, që sapo është dëmtuar rëndë në ligamentet e gjurit: "Zaniolo kërce me ne". Lojtari i kombëtares italiane i është përgjigjur me postimin e një video në story, ku ndihej kori kundër tij, duke i shkruar përsipër "Jeni për të ardhur keq..të gjithë " (të cilën më pas e hoqi). Pak cast më pas, 20 vjecari i Romës e rriti dozën e sulmit, me një story të dytë: "Inferiorë" e hashtag #sempreforzaroma.

Prej kohësh, Curva Nord e Olimpico ka në shënjestër Zaniolo e mamanë e tij, Francesca Costa, e fyer edhe këtë herë nga sektori i ultrasve me fraza seksiste. Tani, pas këputjes së ligamentit të kruciatit, që do ta mbajë Zaniolo jashtë deri në fund të sezonit, disa nga mbështetësit e Lazio kanë menduar të vazhdojnë sulmin, duke marrë edhe përgjigjen e futbollistit.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI