Flash

Paradoksi i çështjes Olmo: komisioni për menaxherin frenon Milan

Lapsi.al 18 January 2020
Paradoksi i çështjes Olmo: komisioni për menaxherin frenon

Në cështjen Dani Olmo-Milan kalohet nga një paradoks në një tjetër. I pari i takon pozicionit të klubit kuqezi që, pavarësisht të gjithë të dhënave e deklaratave të teknikut të kroatëve që ka folur hapur për një "tratativë në zhvillim", vazhdon të mohojë interesin për lojtarin. Ndërsa i fundit i përket detajeve që mund të bëjnë tratativën të dështojë.

Zvonimir Boban ka gjetur akordin me Dinamo Zagreb edhe falë miqësisë me Mamic, mbi bazën e 20 milionë plùs 5 bonus, ndërsa Dani Olmo i është ofruar një kontratë 5 vjecare prej 2,5 milionë në sezon. Kaq duhet të mjaftonte për të kurorëzuar mbylljen e operacionit, por nuk ka ndodhur kështu për shkak të pretendimeve të Andy Barra, menaxheri i spanjollit, që po rrezikon seriozisht transferimin. Me pak fjalë luhen 7,5 milionë, kuota që menaxheri pretendon për vete, e përqindja, gjithnjë e kërkuar nga ai, në rast të rishitjes. Kjo situatë do të rriste shumë koston e lojtarit, ndërsa po rrezikon ta fusë tratativën në një rrugë pa dalje.

Cështja në këtë moment është të gjendet një zgjidhje që mund të kënaqë menaxherin e lojtarit, mbi të cilin vetë Olmo po insiston që të ulë pretendimet për të arritur në mbylljen e operacionit. Në këtë moment Dani Olmo është i ndarë në shtëpi tek Dinamo. Jo aq për sjelljen e tij, ekzemplare si e ka theksuar tekniku i tij Bjelica, sa për faktin se për shkak të tratativës që po zhvillohet, klubi i Zagrebit nuk ka qëllim ta rrezikojë në miqësore (kampionati kroat është në pauzë).

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46