Flash

Video/ Dortmund humbiste keq deri kur... debutoi Haaland: tre gola në 20 minuta

Lapsi.al 18 January 2020
Video/ Dortmund humbiste keq deri kur... debutoi Haaland: tre gola në 20

Impakti me futbollin gjerman i Erling Haaland është i njëjtë me atë që norvegjezi bëri në Champions League: impresionues. Borussia Dormund humbiste keq në Augsburg, deri kur vendosi të hidhte në fushë 19 vjecarin. E atëherë muzika ndryshoi. Sulmuesi bëri debutimin në Bundesligë, duke ardhur nga pankina në minutën e 56-ë, me Dortmund në disavantazh 3-1 e i'u deshën vetëm 3 minuta për të shënuar golin e parë me ekipin e tij të re e për të treguar se tek Borussia ka një 'sherif' të ri.

Ishte sirena e alarmit për Augsburg, që nuk po arrinte ti merrte dot masat shtatlartit adoleshent, protagonisti absolut i takimit. Sancho barazoi dy minuta më pas e Haaland përmbysi takimin: gjithcka në 11 minuta nga hyrja e norvegjezit në lojë. Topi është i tij sepse në të 79 gjiganti fiksoi tregolëshin e tij personal në ndeshjen e parë e të realizuar në vetëm 20 minuta nga aktivizimi i tij.

GERMANY - BUNDESLIGA

FC Köln 3 - 1 Ëolfsburg

Mainz 05 1 - 2 Freiburg

Augsburg 3 - 5 Borussia Dortmund

Fortuna Düsseldorf 0 - 1 Ëerder Bremen

Hoffenheim 1 - 2 Eintracht Frankfurt

https://www.youtube.com/watch?v=9PHjhZKz_d0

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46