Flash

"Ish-mbrojtësi i Real Madrid porositi vrasjen e Kovacevic": Telegraf shton misterin, vrasje pa motiv e pa plumb

Lapsi.al 18 January 2020
"Ish-mbrojtësi i Real Madrid porositi vrasjen e Kovacevic":
Cështja Kovacevic vishet edhe më shumë me mister. Ish-sulmuesi i Juventus e Lazio, aktualisht drejtues i Olympiacos, mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri jshtë vilës së tij në Greqi në fillim të janarit, kur një person që drejtonte një Smart ka qëlluar në drejtim të tij, përpara se të largohej. Të panjohura motivet për ngjarjen, por sipas Telegraf, e përditshmja serbe, ai që ka organizuar pritën është një ish-shok skuadre i sulmuesit: Raul Bravo. Kovacevic e Raul Bravo kanë luajtur së bashku tek Olympiacos nga 2007 në 2009. Telegraf nuk shpjegon motivin e tentativës për vrasje (ose paralajmërimit) kundër ish-sulmuesit, por janë absolutisht të bindur se përgjejgësi është Raul Bravo. Si tregon e përditshmja, ngjarja ka qenë punë profesionistësh: makina, e vjedhur në Selanik në tetor, me targa që i përkisnin një makine tjetër, është gjetur e djegur 700 metra nga vila e Kovacevic, së bashku me pistoletën e përdorur. Misteri shtohet, shkaku i ngjarjes nuk dihet e hetimet për të vazhdojnë ende: Kovacecic ka dëshmuar dy herë në policinë greke, duke treguar se nuk është shantazhuar kurrë e se nuk e ka thënë kurrë emrin e Raul Bravo. Për më tepër është edhe misteri i plumbit: nuk është gjetur kurrë e kjo mund ti bëjë hetuesit të mendojnë se arma ka qenë e zbrazët e është përdorur vetëm për të trembur 46 vjecarin serb.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46