Flash

Tërbohet Gattuso, Napoli në grumbullim: "Jemi për turp, skuadër e sëmurë e pashpirt"

Lapsi.al 19 January 2020
Tërbohet Gattuso, Napoli në grumbullim: "Jemi për turp,

Vetëm humbje për Napolin në 2020, katër rradhazi në shtëpi në Serie A pas 0-2 kundër Fiorentinës: "Duhet të kërkojmë falje tifozëve e qytetit sepse përfaqësimi ishte i turpshëm - ka komentuar Gattuso -, vështirë të shpjegohet gjendja jonë. Kemi humbur tre ndeshjet e fundit, por në të tjerat kishim bërë mirë. Nuk shiheshim me sy. Nuk duhet të gjejmë alibi, por të marrim përgjegjësistë tona e fajtori i parë jam unë. Dukemi një grup personash që nuk ka luajtur kurrë bashkë më parë. Nuk mund të vazhdojmë kështu, kemi prekur fundin", u shpreh tekniku duke njoftuar grumbullimin e skuadrës në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Lazios.

Statistikat e Napolit janë negative, ashtu si përfaqësimet në të gjitha nivelet, duke filluar nga faza difensive: "Gjatë javës skuadra stërvitet mirë, pastaj zbresim në fushë dhe as nuk e provojmë. Ndëshkohemi edhe një kundër pesë, i lëmë kundërshtarët të futen në zonë, nuk e di. Duhet të rishohim ndonjë gjë, jemi një skuadër e sëmurë e pa shpirt".

SKUADRA NË GRUMBULLIM

Në konferencë për shtyp, Gattuso ka lajmëruar më pas vendimin për të shkuar në grumbullim për të përgatitur sfidën e Kupës së Italisë kundër Lazio: "Skuadra - ka thënë trajneri - ka marrë vetë këtë vendim, nuk mund të nënvleftësojmë asgjë, duhet të qendrojmë bashkë e të kërkojmë zgjidhje. Nuk mjafton kjo që jemi duke bërë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46