Flash

Video/ Marshimi funebër i tifozëve të Union Berlin: “Leipzig, me ty futbolli vdiq”

Lapsi.al 19 January 2020
Video/ Marshimi funebër i tifozëve të Union Berlin:

Leipzig është gjithnjë i pari në Bunbdesligë, por në ish-Gjermaninë Lindore kanë shpërthyer polemikat. Tifozët e Union Berlin akuzojnë Leipzig se po injektojnë egërsisht paratë në futboll e se tradita e vërtetë e futbollit në lindje të Gjermanisë përfaqësohet nga ata. Ultras të Union Berlin kanë organizuar një “marshim funebër” në Leipzig pasditen e djeshme, përpara ndeshjes që më pas është fituar nga vendasit në Red Bull Arena 3-1 kundër berlinezëve. Tifozët kanë marshuar drejt stadiumit, duke mbajtur një parrullë që shkruante: “Futbolli po vdes në Leipzig”.

Polemika e tifozëve të Union lidhet me komercializimin e shfrenuar të bërë nga Leipzig që ka krijuar nga hici, për ta ertificialisht, një klub për vendet e para, por pa një traditë të vërtetë. Mesazhet mbi kryqe përfshinin në fakt terma si: “Pjesëmarrja, kultura e tifozit, tradita, emocioni, futbolli real”.

Me mbërritjen në Red Bull Arena, tifozët e Union kanë lënë sektorin e tyre bosh deri në fillimin e ndeshjes e qendruan në heshtje për 15 minutat e para të ndeshjes. Union kaloi në avantazh i pari, pastaj dygolëshi i Timo Werner e goli i Sabitzer blinduan vendin e parë të Leipzig në Bundesliga.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46