Flash

Inter nuk di më të fitojë: në Lecce barazim, për Conten bie alarmi

Lapsi.al 19 January 2020
Inter nuk di më të fitojë: në Lecce barazim, për Conten

Atë që i kishte hequr Juventus, Lecce ia merr edhe Inter: tjetër 1-1, përsëri Mancosu frenon vrapimin e një pretendenti. Zikaltrit tani e kanë me veten, sepse 18' minuta nga fundi arritën të zhbllokonin me Bastonin një ndeshje të komplikuar, pastaj lejuan barazimin e të besuarve të Liveranit. Ndalesë e rrezikshme tani për zikaltrit: Lazio është e treta, dy pikë larg, e ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Ajo që shqetëson Conte është një trend që tregon se Inter ka fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. E në mbrëmje Juventus mund të shkëputet në +4.

Revolucioni i vogël i janarit nuk ka marrë ende formë. Conte la në Milano Young e i besoi atij që ishte formacioni-bazë i këtij fillim sezoni. Shenjat e lodhjes janë shumë të dukshme, si ato që u panë në barazimin brenda kundër Atalanta. Të besuarit e Conte ushtrojnë një dominim territorial kostant, shihen edhe në anët e Gabriel me disa kombinime interesante, por që nuk i coi tek goli.

Mungoi ajo shkëndija që bën diferencën, mungoi kapaciteti për të bërë keq, limite që e bënë të ekuilibruar pjesën e parë e që maje e cuan Lecce në dhomat e zhveshjes me ndonjë pishman. Edhe në të dytën nuk është se historia ndryshoi, por befasinë Conte e shkaktoi me një zëvendësim: Godin për Bastoni, që shënoi golin e avantazhit me një gjest atletik të admirueshëm. Idea për të administruar avantazhin merr fund nga një shpërqendrim kolektiv i mbrojtjes, të palëvizshëm kur panë Mancosu të barazonte.

Inter nuk ka më sprintin e shkëlqimin për të ndryshuar dy herë të njëjtën ndeshje. Ai gol i Bastoni duhej ruajtur si relike, por ndodhi ajo që Conte nuk do donte ta shihte kurrë tek skuadra e tij, një avantazh të cuar dëm për një dremitje. Me këtë ritëm do të jetë vështirë ti qendrojë ngjitur Juventusit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46