Flash

Liverpool shkruan historinë: ja nëntë rekordet që synon të thyejë Klopp

Lapsi.al 20 January 2020
Liverpool shkruan historinë: ja nëntë rekordet që synon

21 fitore në 22 ndeshjet e para të kampionatit i japin Liverpool rekordin e parë historik të 2020, në cilin skuadra e Klopp mund të shkojë edhe më larg e të shkruajë historinë e Premier League. Reds fluturojnë drejt triumfit të titullit të parë për ta, që kur ekziston divizioni i parë modern anglez (+16 ndaj City me një ndeshje ende për të luajtur) e në rrugën për triumfin final mund të thyejnë një seri rekordesh historikë të kompeticionit. Ja cilët:

1- Fitore radhazi në shtëpi: 18 radhazi, dy larg rekordit të vendosur nga Manchester City në 2011/2012.

2 - Fitore radhazi: 13 deri tani, gjashtë suksese nga rekordi i City në 2017.

3 - Fitore në transfertë: nëntë suksese jashtë shtëpisë për Liverpool: i mungojnë tetë për të kaluar City 2017/2018.

4 - Fitore në shtëpi: deri tani janë 12, duhen edhe 7 për të mundur rekordin e Premier.

5 - Ndeshje radhazi pa humbje: Liverpool nuk humbet prej 39 javësh, i duhen edhe 11 për të superuar Arsenal në 2003/2004.

6 - Kampionat si i pamundur: objektivi të barazojë arritjen e Arsenal të Ëenger në 2003/2004.

7 - Ditë si i pamundur: mes 2003-2004 e 2004-2005 Arsenal nuk ka humbur për 537 ditë, Liverpool është në kuotën 382. 'Mjafton' të mos humbasë në këtë kampionat për të marrë rekordin.

8 - Fitore në një kampionat: Manchester City ka arritur 32 vitin e kaluar, tani Reds janë në kuotën 21.

9 - Pikavarazhi më i lartë në kampionat: në 2017/2018 City e ka mbyllur me 100 pikë, Liverpool mund të arrijë në 112.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46