Flash

Inter cakton vizitat mjekësore për Moses, Lampard e konfirmon: "Do të shkojë në huazim"

Lapsi.al 20 January 2020
Inter cakton vizitat mjekësore për Moses, Lampard e konfirmon:

Victor Moses është në shënjestër të Inter dhe duket se operacioni është praktikisht një punë e kryer sidomos në dritët e lajmeve që vijnë nga Anglia dhe deklaratat e teknikut të Chelsea, Frank Lampard, që ka konfirmuar kthimin në bazë të mesfushorit nigerian pas huazimit tek Fenerbahce. "E di që po rikthehet - tha tekniku Lampard -, por nuk do të qendrojë me ne. Bisedimet janë në zhvillim për një tjetër huazim". Operacioni është ndërtuar në fakt në bazën e një huazimi me të drejtën e blerjes fiksuar në 10 milionë euro.

Pasi ka dështuar në tratativën për Spinazzola, Inter është kthyer në kërkim të përforcimit në krahë të mesfushës së Conte e profili i Moses, i stërvitur nga tekniku gjatë eksperiencës së tij londineze, është një nga ato të sugjeruara nga trajneri zikaltër, që me Blues e kishte gjithnjë titullar. Muajt e fundit në huazim në Turqi nuk shkuan mirë për nigerianin për shkak të disa dëmtimeve, që e kondicionuan në shtatë prezenca në këtë sezon, duke realizuar vetëm një gol.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46