Flash

Insigne, videomesazh fëmijës-tifoz të Napolit që u përlot: "Do kthehesh të buzëqeshësh"

Lapsi.al 21 January 2020
Insigne, videomesazh fëmijës-tifoz të Napolit që u
Të shtunën në mbrëmje Napoli pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, me skuadrën e Gattuso që u rrëzua në goditjet e Chiesa e Vlahovic. Imazhi simbol i krizës së të kaltërve u bë në fakt ajo e vogëlushit Mario, tifozit të Napolit, që u kap në shumë raste nga telekamerat. Imazhi u bë menjëherë ikonik, në rrjetet sociale nisën të ftonin lojtarët që ta vendosnin foton e Marios në dhomat e zhveshjes, por Lorenzo Insigne ka bërë edhe më shumë. Kapiteni i të kaltërve ka dashur ti cojë një mesazh tifozit të vogël përmes një video të postuar në rrjetet sociale nga i vëllai: "Ciao Mario, doja të të uroja për Ditën e Emrit. Më vjen keq që për rezultatin nise të qaje, por të premtojmë që nga këtu, deri në fund, do të bëjmë një kampionat të madh e do të kthehesh të buzëqeshësh me ne. Të presim në stadium, përqafime".

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI