Flash

Video/ Erdhi, luajti, fitoi: Hygor është spektakolar për Vllazninë, por Flamurtarin e fundosi penalltia

Lapsi.al 21 January 2020
Video/ Erdhi, luajti, fitoi: Hygor është spektakolar për

Ishte i fundit që iu bashkua Vllaznisë, madje pa kryer fare fazën përgatitore e megjithatë për Hygor është si të ketë qenë gjithnjë nën urdhërat e Mirsad Jonuz. Braziliani u bashkua me skuadrën vetëm pak ditë më parë, zbriti në fushë titullar kundër Flamurtarit, shënoi e vulosi tre pikët e para të 2020 shkodranëve, që shpresojnë të përmirësojnë renditjen e tyre: “U ktheva pak ditë më prara dhe shoh një grup me shumë kualitet - tha Hygor -. Ka lojtarë shumë të mirë dhe me kualitet dhe do të kërkojmë një vend më të mirë renditje”.

Lika në pjesën e parë dhe braziliani në të dytën, bënë të pavlefshme cdo tentativë të Flamurtarit në ndeshjen hapëse të javës së 18 të Superiores. Rezistenca e Troisit e të tijve zgjati vetëm 38 minuta, kohë kur kapiteni Gilman Lika, shënoi me penallti, duke dërguar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Nuk është se nuk rrezikoi asgjë skuadra e Jonuz, por në momentet kur duhet të bënin keq vlonjatëve u mungoi eksperienca për ta bërë. E nëse nuk shënon do të pësosh, ligj që e konfirmoi braziliani Hygor, me një rovjeshatë spektakolare, brenda zonës, pas krosimit nga e djathta: “Jam shumë i lumtur, ishte shumë emocionuese. Faleminderit Zotin, për këtë gol të mrekullueshëm - komentoi në të nxehtë mesfushori -. Do falenderoj familjen time në Brazil dhe të gjithë njerëzit dhe tifozëve që më kanë ndihmuar të ecë përpara”.

Me këtë triumf, shkodranët ngjitën në kuotën e 26 pikëve, ndërkohë që Flamurtari vazhdon të mos njohë ende shijen e fitores në këto 18 javë. Situata te vlonjatët duket tepër kaotike.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46