Flash

Alarmi i Deschamps: "Futbolli do të shpërthejë"

Lapsi.al 21 January 2020
Alarmi i Deschamps: "Futbolli do të shpërthejë"

Numri i lartë i ndeshjeve të luajtura cdo vit nga futbollistët, sidomos ata në klubet e mëdha që shkojnë deri në fund të kompeticioneve e më pas thërriten nga kombëtaret, është një temë e hapur prej kohësh nga direkt të interesuarit. Thirrja e fundit e alarmit vjen nga Didier Deschamps, trajneri i Francës me një të kaluar si mesfushor i niveleve të larta, një figurë, me pak fjalë, që i njeh të dyja anët e medaljes: "Kalendari është shumë i ngjeshur e kam pak shpresa që situata të ndryshojë. Me këtë ritëm futbolli do të përfundojë të shpërthejë".

Në intervistën për Kicker, tekniku francez shpjegon pa lojëra fjalësh: "Përgatitja e pre-kampionatit është gjithnjë e më e shkurtër, shoqëritë rrezikojnë të nxjerrin në fushë shumë shpejt futbollistët, që kanë qenë për një kohë të gjatë jashtë. Edhe ne trajnerët paguajmë pasojat e koha për të përgatitur kompeticionet e mëdha është reduktuar gjithnjë e më shumë".

E kështu, kemi ardhur në pikën ku u gjend Liverpool, i detyruar të luajë dy ndeshje në dy ditë nga njëra anë e botës në tjetrën. "Nuk ka kohezion në botën e futbollit, nuk mendojmë mjaftueshëm për shëndetin e lojtarëve - ka përfunduar Deschamps -. Një problem që i takon të gjithë vendeve. Edhe të rinjtë ndihen keq në këtë situatë, të detyruar të luajnë ndeshje pas ndeshje me ritme frenetikë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46