Flash

Mori ryshfet 10 milionë $/ Dënohet me 6 vjet burg ish-kryeministri kroat Ivo Sanader

Lapsi.al 30 December 2019
Mori ryshfet 10 milionë $/ Dënohet me 6 vjet burg ish-kryeministri

Një gjykatë kroate e ka dënuar ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader me 6 vjet burgim, për pranimin e një ryshfeti prej disa miliona dollarësh, gjatë kohës sa ishte në detyrë. Gjykata e shpalli Sanaderin fajtor, pasi sipas aktakuzës, ai mori 10 milionë euro ryshfet nga ana e kompanisë hungareze të naftës MOL. Kompania hungareze mori nën kontroll 50% të pronësisë së kompanisë kroate të gazit INA.

Gjykata e dënoi gjithashtu kryeshefin ekzekutiv të MOL-it, Zsolt Hernadi me 2 vjet burgim, për dhënien e ryshfetit. Hernadi nuk ishte në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit, dhe kreu i gjykatës Ivan Turudiq, tha se është lëshuar një urdhër-arrest i Bashkimit Evropian, si dhe i bërë thirrje Hungarisë të “veprojë në përputhje me rrethanat”.

Aktvendimet mund të apelohen. Sanader, 66 vjeç, ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri në vitin 2009 dhe gjithashtu shërbeu si drejtues i partisë në pushtet Unioni Demokratik Kroat nga viti 2000 deri në 2009.Nëse aktgjykimi merr formën e prerë, Sanader do t’i paguajë 10 milionë euro qeverisë, raporton REL.

Sanader u largua nga Kroacia më 2010 pasi ai u akuzua në dy raste korrupsioni. Ai u arrestua në Austri dhe u ekstradua në Kroaci një vit më vonë. Ky dënim u anulua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015. Sanader gjithashtu u dënua me 2 vjet e gjysmë burgim në vitin 2018-të për përfitime nga lufta dhe u urdhërua të shlyente rreth 570,000 dollarë në ryshfete që kishte marrë nga Hypo Bank. Ai aktualisht është në burg duke e vuajtur atë dënim.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI