Flash

Detajet/ Si u vra dhe dogj trupi i prostitutës shqiptare në Kanë të Francës

Lapsi.al 29 December 2019
Detajet/ Si u vra dhe dogj trupi i prostitutës shqiptare në Kanë

Mediat franceze kanë zbuluar detaje tragjike për vrasjen makabre të 37-vjeçares shqiptare Brunilda Sadiku në Mugins në afërsi të Kanës në Francë. Nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.

Mediat citojnë prokurorinë franceze sipas së cilës shqiptarja ushtronte prostitucion në këtë zonë dhe nga hetimet e para mësohet se autor i krimit të rëndë ka qenë një nga klientët e saj.

Policia franceze tha se ka arrestuar të premten një tjetër shqiptar 28-vjeçar si i dyshuar për krimin. Ai u ka rrëfyer hetuesve se e ka mbytur 37-vjeçaren pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij.

Prokurorja francez Fabienne Atzori tha se pas krimit 28-vjeçari ka tentuar të zhdukë trupin duke e dërguar në një park ku edhe ka tentuar ta djegë atë. Sipas saj motivi i krimit mbetet i paqartë, por besohet se arsyet janë të dobëta.

Shqiptari i arrestuar doli para një gjykatësi të shtunën ndërsa të hënën do të bëhet një autopsi më e specializuar e viktimës e cila u identifikua nga 2 tatuazhe në trupin e saj. Prokurorja shtoi se shqiptarja kishte denoncuar edhe një tjetër rast dhune në vitin 2015.

Të këshilluara

Digjet një makinë në Korçë

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, makina tip “Ford” u dogj në zonën e njohur City Center. Nga rapor...

18:45

Tirana në kaos nga trafiku (FOTO)

Mendohuni mirë përpara se të vendosni të dilni me makinë nëpër Tiranë. Kaosi me trafikun është një stres më vete. Shumë prej rrugëve të kryeqytetit janë të ngar...

14:19

Zjarr tek një pallat në Pogradec

Kati i pestë i një pallati në Porgadec është përfshirë nga flakët. Nga pamjet e siguruara duket se zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të një pallati të vjet...

13:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI