Kati i pestë i një pallati në Porgadec është përfshirë nga flakët. Nga pamjet e siguruara duket se zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të një pallati të vjetër i cili ndodhet në zonën përballë kishës.
Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve. Ndërkohë nuk dihet ende nëse në banesë ka ende persona që i rrezikohet jeta.