Flash

Hiqen pasaportat e shërbimit për gjyqtarët

Lapsi.al 28 December 2019
Hiqen pasaportat e shërbimit për gjyqtarët

Nga janari 2020 gjyqtarët nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit me pasaporta shërbimi sipasojë e një vendimi të qeverisë të datës 12 qershor 2019.

Vendimi shtrin efektet tek gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit dhe është lënë në fuqi nga Apeli Administrativ të datës 27 dhjetor 2019.

Vendimi i qeverisë u padit nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë që kërkonte shfuqizimin e vendimit që u hiqte të drejtën togave të zeza për tu pajisur me pasaporta shërbimi pas datës 31 dhjetor 2019.

Palë e paditur ishte Këshilli i Ministrave që mbrojti vendimin. Në përfundim të shqyrtimit të cëshjes Apeli Administrativ rrëzoi padinë.

Ky vendim parashikon që pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të lëshuara para datës 14 qershor 2019 humbin vlefshmërinë më datë 31 dhjetor 2019.

Urdhri i qeverisë në pikën 14 parashikon që subjektet që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.

Të këshilluara

Grabitet argjendaria në Korçë

Një argjendari është grabitur gjatë natës në qytetin e Korçës. Argjendaria ndodhet në pedonale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për mble...

10:39

Plas grushti në parlamentin e Serbisë (VIDEO)

Një incident ndodhi në Parlamentin serb pasi deputetët e “Dvero”, Bosko Obradovic dhe Ivan Kostic hynë në seancë për të shprehur pakënaqësinë që autoritetet ser...

17:47

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI