Flash

Mustafa i përgjigjet Kurtit: Nuk e vonon LDK qeverinë e re të Kosovës

Lapsi.al 29 December 2019
Mustafa i përgjigjet Kurtit: Nuk e vonon LDK qeverinë e re të

Kreu i LDK-së Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të Albin Kurtit paraditen e së dielës. Në një postim në Facebook, Mustafa thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është angazhuar për marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV mbi bazën e rezultateve zgjedhore të datës 6 tetor, të çertifikuara nga KQZ.

“Nga zgjedhjet nuk ka fitues absolut, i cili jep ose është gjeneroz ndaj palës tjeter, por kemi një situatë ku përgjegjësia ndahet ndërmjet atyre që synojnë të bëhen partnerë në qeverisjen e ardhshme. Prandaj VV duhet të heq dorë nga diskursi se i ka dhënë diçka LDK-së. Lirisht mund ta themelojë qeverinë në qoftë se kanë votë të qytetarëve dhe mandate për ta bërë atë” – thotë Mustafa.

“LDK nuk ka kërkuar lëmoshë, por kemi ofruar gatishmërinë për t'i shërbyer qytetarit në partneritet të plotë, në proporcion me mandatet në Kuvend. LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë” – thotë Mustafa.

“Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit. Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet ti takojë Kryeparlamentari me marrëveshje. Caktimi i mandatarit, marrja e mandatit për Kryeministër dhe gjetja e zgjidhjes për formimin e qeverisë, në këtë fazë, është detyrim i subjektit që renditet i pari në zgjedhje” – e mbyll Mustafa.

Të këshilluara

Digjet një makinë në Korçë

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, makina tip “Ford” u dogj në zonën e njohur City Center. Nga rapor...

18:45

Tirana në kaos nga trafiku (FOTO)

Mendohuni mirë përpara se të vendosni të dilni me makinë nëpër Tiranë. Kaosi me trafikun është një stres më vete. Shumë prej rrugëve të kryeqytetit janë të ngar...

14:19

Zjarr tek një pallat në Pogradec

Kati i pestë i një pallati në Porgadec është përfshirë nga flakët. Nga pamjet e siguruara duket se zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të një pallati të vjet...

13:37

Hiqen pasaportat e shërbimit për gjyqtarët

Nga janari 2020 gjyqtarët nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit me pasaporta shërbimi sipasojë e një vendimi të qeverisë të datës 12 qershor 2019. Vendimi shtr...

13:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI