Flash

Shkodër, parandalohet grabitja, aurori arrestohet në flagrancë

Lapsi.al 28 December 2019
Shkodër, parandalohet grabitja, aurori arrestohet në flagrancë

Parandalohet grabitja e një banese në Shkodër. Qytetarët kanë lajmëruar policinë se një person po tentonte ti grabiste. Policia e ka arrestuar në ambjentet e jashtme të shtëpisë që autori kishte planifikuar të vidhte.

“Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një bluzë e zezë, e sajuar si kapuç që mbante në kokë, një palë doreza që mbante në duar dhe një levë hekuri që kishte përdorur për të hapur me thyerje derën e banesës“, – thotë policia.

Njoftimi

Parandalohet vjedhja e një banese, arrestohet në flagrancë një shtetas, falë telefonatës nga qytetarët.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, falë bashkëpunimit me qytetarët, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Qafkurtinë, fshati Bushat, Vau i Dejës, u kap duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit M. L., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një bluzë e zezë, e sajuar si kapuç që mbante në kokë, një palë doreza që mbante në duar dhe një levë hekuri që kishte përdorur për të hapur me thyerje derën e banesës.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Shkodrës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.

 

Të këshilluara

Tirana në kaos nga trafiku (FOTO)

Mendohuni mirë përpara se të vendosni të dilni me makinë nëpër Tiranë. Kaosi me trafikun është një stres më vete. Shumë prej rrugëve të kryeqytetit janë të ngar...

14:19

Zjarr tek një pallat në Pogradec

Kati i pestë i një pallati në Porgadec është përfshirë nga flakët. Nga pamjet e siguruara duket se zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të një pallati të vjet...

13:37

Hiqen pasaportat e shërbimit për gjyqtarët

Nga janari 2020 gjyqtarët nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit me pasaporta shërbimi sipasojë e një vendimi të qeverisë të datës 12 qershor 2019. Vendimi shtr...

13:18

Grabitet argjendaria në Korçë

Një argjendari është grabitur gjatë natës në qytetin e Korçës. Argjendaria ndodhet në pedonale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për mble...

10:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI