Flash

Rama shpërthen kundër Kurtit: S’di të bëjë qeveri, zihet për karrige dhe mua thotë “shkja”

Lapsi.al 30 December 2019
Rama shpërthen kundër Kurtit: S’di të bëjë

Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij për shqiptarët një ditë para Vitit të ri 2020, ka folur për nismën e Mini-shengenit Ballkanik. Rama tha se është lënduar nga komentet negative të shumë shqiptarëve të Kosovës, por ka qenë i ashpër me klasën politike në Prishtinë.

“Mesa duket të tjerët kanë një veti që unë nuk e kam. Ata kanë rolin për të bërë shqiptarin, bëjnë rrenën patriotike kundër “shkjaut”. Por koha nuk është me ta. Shengeni rajonal nuk është Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot qeveri as me dy parti” – tha Rama që këtë të fundit e kishte për Albin Kurtin që nuk po formon dot qeverinë e re të Kosovës. Rama i vazhdoi edhe më tej shigjetimet për kreun e Vetëvendosje, por pa ia përmendur emrin.

“Këtë e thonë ata që nuk dinë të bëjnë qeveri, sepse zihen për karrige. Kanë sjellë edhe në Tiranë njerëz, duke mbushur njerëzit me rrena patriotike. Liderët në Kosovë po ia marrin fytyrën para europianëve dhe amerikanëve, pa të cilët Kosova nuk do ishte e pavarur. Politikanët në Kosovë luftojnë për vete” – tha Rama që më pas përsëriti se nuk ka qenë për ndarjen e Kosovës.

“Unë nuk harroj krimet dhe jam kundër krimeve të regjimit të Milloshevicit. Ata që thonë se unë paskam dashur deri të ndaj Kosovën, janë njerëz që duan veç interesin vetjak. Ky është një helm patriotik që hidhet nga persona që duhet të bëjnë më shumë për Kosovën”, - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Korçë

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, makina tip “Ford” u dogj në zonën e njohur City Center. Nga rapor...

18:45

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI