Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Flet Erdogan: E ngremë Shqipërinë në këmbë pas tërmetit

Lapsi.al 8 December 2019
Flet Erdogan: E ngremë Shqipërinë në këmbë pas

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një video, ku shfaqet presidenti turk Erdogan në një fjalim, duke u shprehur se Turqia do të bëjë aq sa të mundet për të ndihmuar Shqipërinë pas pasojave të tërmetit.

Në videon e publikuar nga Rama, Erdogan thotë mes tjerash: “Po të bashkojmë fuqitë, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë”. Erdogan shpesh iu referohet shqiptarëve si vëllezër, ndërsa thotë se dy vendet tona janë mike.

“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo pak, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë.

Ne këtë duhet të bëjmë, të ndajmë mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, - thotë mes të tjerash Erdogan.

Të këshilluara

Sërish tërmet 4.5 ballë

Një tërmet tjetër i magnitudës 4.5 është ndjerë të shtunën në darkë në ora 23 15 39 km larg Tiranës....

00:45

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një person ka humbur jetën. Burime ng...

18:22

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI