Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Të martën pretenca për “Babalen” dhe vendimi për Salianjin

Lapsi.al 8 December 2019
Të martën pretenca për “Babalen” dhe vendimi për

Gjykata e Tiranës ka caktuar të martën më datë 10 dhjetor 2019 në orën 13.00 si ditën kur Prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj – Babale. Për këtë çështje, të akuzuar nga organi i akuzës janë edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji e gazetari Jetmir Olldashi.

Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali.

Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur trafikantët e drogës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë.

Akuza zyrtare e Prokurorisë është “kallëzim i rremë në bashkëpunim” dhe parashikon burgimin deri në 5 vjet heqje lirie për ish-deputetin Ervin Salianji, akuzuar si organizator, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehurit Veliu dhe Alizoti.

Të këshilluara

Sërish tërmet 4.5 ballë

Një tërmet tjetër i magnitudës 4.5 është ndjerë të shtunën në darkë në ora 23 15 39 km larg Tiranës....

00:45

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një person ka humbur jetën. Burime ng...

18:22

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI