Flash

Perez kërkon të largohet nga Liga e bën aleancë me FIFA-n, Ceferin tërbohet: "Plan i cmendur"

Lapsi.al 6 December 2019
Perez kërkon të largohet nga Liga e bën aleancë me FIFA-n,

Në botën e futbollit kthehet idea e një Superlige që të mbledhë së bashku klubet më të mira Europiane, duke i dhënë një tronditje në fakt kampionateve kombëtarë në Itali, Francë, Spanjë, Angli e Gjermani. Këtë herë ka qenë radha e Florentino Perez që, sipas Neë York Times, është takuar me Gianni Infantino, numrin një të Fifa-s, pikërisht në këtë këndvështrim. Reagimi i Uefa-s ka ardhur përmes fjalëve të presidentit Ceferin: "Nëse është e vërtetë, plan i cmendur".

Numri 1 i Real Madrid po mendon seriozisht të braktisë La Liga për të bindur më pas të gjithë klubet më prestigjoze në Serie A, Premier League, Bundesliga e Ligue 1 të bëjnë të njëjtën gjë. Objektivi? Të grumbullohen bashkë të gjithë këto skuadra në një kampionat të vetëm që do të zgjaste gjithë sezonin e do ti shtohej kampionateve kombëtarë - të dobësuar tani nga largimi i klubeve më të mira - e Kupave të Europës, ndaj të cilave e ashtuquajtura Superliga do të ishte një konkurente.

Superliga, objektivi 2024, do të ndahet në dy kategori me 20 skuadra secila, me rënie e ngjitje nga kategoria vetëm në këto dy divizione. Perez i ka premtuar klubeve dyfishimin e të ardhurave në krahasim me atë që aktualisht marrin nga kampionatet kombëtare.

"Lexova për këtë plan të cmendur. Nëse duhet ti besojmë asaj që thuhet, gjithcka nis nga një president i vetëm klubesh (jo pronar) e nga një administrator i vetëm futbolli. Do të jetë e vështirë të mendohet një skemë më egoiste se kjo. E qartë që do ta shkatërronte futbollin në të gjithë botën; për lojtarët, për tifozët e për këdo ka një lidhje me këtë sport. Gjithcka në favor të një grupi të vogël personash" ka qenë komenti i ashpër i Ceferin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI