Flash

PD: Qeveria të japë llogari për vdekjen e 24 banorëve në Thumanë

Lapsi.al 5 December 2019
PD: Qeveria të japë llogari për vdekjen e 24 banorëve

PD ka nisur mbledhjen e informacioneve lidhur me shembjen e dy pallateve në Thumanë nga tërmeti i të martës së kaluar. Në një njoftim të shpërndarë për mediat PD akuzon Qeverinë dhe Bashkinë e Krujës se kanë heshtur përballë dëmtimeve të dy pallateve shembja e të cilave shkaktoi vdekjen e 24 personave. PD thotë se kemi të bëjmë me mosveprim kriminal të Qeverisë dhe Bashkisë Krujë tek dy objektet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, edhe pse ishin vlerësuar si të rrezikshme.

“Qeveria dhe Bashkia Krujë duhet të japë llogari për vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë”, thuhet në deklaratën e PD. Pas heshtjes prej më shumë se 10 ditësh nga ana e ekzekutivit, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacion Qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme:

1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?

2. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.

3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?

4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?

5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo?

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI