Flash

Video/ Rematch në shkretëtirë: Joshua, përfitim rekord, 85 milionë për duelin me Ruiz

Lapsi.al 3 December 2019
Video/ Rematch në shkretëtirë: Joshua, përfitim rekord, 85

Do të luftojnë në shkretëtirë, në rrënojat e Diriyah antik, kryeqyteti i parë i Mbretërisë së Arabisë Saudite. Do të luftojnë për titullin botëror të peshave të rënda, pavarësisht kritikave. Do të luftojnë gjithashtu edhe për shumë para, sidomos Anthony Joshua. Britaniku të shtunën në orën 21 me vendin tonë, kur të ngjitet në arenën e improvizuar para 16.000 spektatorëve, ndërtuar në harkun e dy muajve në dunat e shkretëtirës saudite, do të fusë në xhep 85 milionë dollarë për të sfiduar edhe njëherë Andy Ruiz Jr, që në 1 qershor i rrëmbeu surprizisht gjerdanët e peshave të rënda në Madison Square Garden në New York. Për kampionin e botës arkëtimi do të jetë “vetëm” 13 milionë.

Përfitimi i Joshua për këtë ndeshje, që dollarët e naftës saudite e shpërngulën nga Cardiff në Diriyah nuk është më i larti në historinë e boksit. Është i katërti i të gjitha kohërave, në fakt: para tij janë 275 milionët që Floyd Mayweather mori për tu ndeshur në ring me Connor McGregor (që u kompensua me 85); 180 që po Mayweather futi në xhep për sfidën me Manny Pacquiao, që në atë duel u detyrua të “kënaqej” me 120 milionë.

Në fakt, Joshua fitoi 30 milionë, nga 55 që ishin në fillim, me ndeshjen në shkretëtirë. “Sigurisht nuk do të futen të gjitha në xhepin tim - tha AJ, që është bërë boksieri britanik më i paguar i historisë -. Mes taksave e shpërblimeve për trajnerët e preparatorëve, do të më mbeten rreth 30 ose 40%”. Edhe Ruiz ka patur një rritje shpërblimi për të sfiduar Joshua në dunat e rërës: të ardhurat e tij kaluan nga 9 në 13 milionë dollarë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI